Bota

Franca në ethet e koronavirusit/ Karantinë dhe dhunë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:47 - 31/03/20 |
el ida

Franca, ashtu si Mbretëria e Bashkuar, ka paralajmëruar për një rritje të ndjeshme të numrit të rasteve të dhunës në familje, në një kohë kur njerëzit janë izoluar dhe po qëndrojnë në shtëpi.

Sekretarja Shtetërore për Barazi Gjinore, Marlène Schiappa, njoftoi se numri i rasteve të dhunës është rritur me 32 për qind për një javë.

Ajo shtoi se Franca planifikon të prezantojë një sistem urgjent të denoncimit online për të gjitha viktimat e dhunës.
Kujtojmë se psikologët dhe ekspertët e shëndetit mendor kanë paralajmëruar një sërë ndryshimesh sociale që do të ndodhin për shkak të izolimit.

Disa prej tyre janë numri i lartë i divorceve, rritja e numrit të lindjeve, ndërsa fatkeqësisht në Britani dhe Francë ankthi nga karantina po prodhon dhunë e krim brenda familjes./Opinion.al

Pas