Bota

Franca do t’i kërkojë qyetetarëve të mos udhëtojnë jashtë vendit në verë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:27 - 24/05/20 |
Al Do

Qeveria franceze nuk dëshiron që qytetarët e saj të udhëtojnë jashtë vendit këtë verë dhe rekomandon që ata të kalojnë pushimet në Francë, thotë ministrja e mjedisit Elisabeth Borne.

Në fillim të këtij muaji, presidenti Emmanuel Macron tha se nuk ka të ngjarë që francezët të jenë në gjendje të ndërmarrin udhëtime të largëta këtë verë dhe që madje udhëtimet brenda Evropës mund të duhet të kufizohen për të zvogëluar rrezikun e rigjallërimit të epidemisë së koronavirusit.

Borne, në një intervistë për radion France Inter, gjithashtu tha se javën e ardhshme qeveria mund të vendosë për lirimin e rregullave në udhëtimet e brendshme, aktualisht të kufizua në një maksimum 100 kilometra larg shtëpisë.

Ajo tha se parqet e Parisit duhej të qëndronin të mbyllura për tani, pasi kryeqyteti ishte akoma një “zonë e kuqe” për qarkullimin e virusit, raporton Reuters. Kryebashkiaku i Parisit, Anne Hidalgo, i ka bërë thirrje në mënyrë të përsëritur qeverisë që të rihapë parqet pasi parizianët, të cilët kryesisht jetojnë në apartamente pa kopshte, kanë tendencën të mblidhen rreth parqeve të mbyllura, ku është e vështirë të respektohen rregullat e distancimit shoqëror. /Opinion.al

Pas