Aktualitet

Fqinjët u ankuan për zhurmat, 6 të rinjtë kundërshtojnë me dhunë efektivët



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:27 - 20/09/22 |
Opi Nion

Gjashtë të rinj janë vënë në pranga nga policia në Tiranë, ndërsa një tjetër është proceduar në gjendje të lirë.

Të rinjtë mbrëmjen e djeshme nuk iu janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, të cilët mbërritën në vendin ku këta shtetas po qëndronin pasi kishte ankesa nga qytetarët, për zhurma.

Gjithashtu ata kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit në Komisariat.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë shtetasit S. S., 20 vjeç, M. Sh., 19 vjeç, E. Ç., 19 vjeç, A. D., 19 vjeç, M. B., 20 vjeç dhe M. K., 28 vjeç, si dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin K. P., 17 vjeç.

Këta shtetas, mbrëmjen e djeshme, nuk iu janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, të cilët po kryenin veprime policore pasi në subjektin ku po qëndronin këta shtetas kishte ankesa nga qytetarët, për zhurma. Gjithashtu, kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit në Komisariat”-njofton policia.

Pas