Bota

Fotot/ “Harrojnë” COVID-19, të rinjtë i rikthehen jetës së natës në Wuhan


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:15 - 20/09/20 |
Opi Nion

Teksa pjesa tjetër e botës vijon të përballet me COVID-19, duket se banorët në Wuhan e kanë harruar tashmë pandeminë dhe i janë rikthyer jetës normalisht.

Wuhan, i konsideruar si vendi i origjinës së koronavirusit, tashmë i ka harruar pamjet e dimrit të kaluar, ku autoritetet gjenin trupa të pajetë në mes të rrugës.

Mediat botërore tashmë kanë sjellë pamje të Wuhanit të ditëve të sotme ku shihet qartë jeta e natës që zhvillohet në qytetin kinez më të lakuar të kohëve të fundit.

Siç shihet dhe në foto, të rinjtë nuk kanë zbatuar asnjë masë të këshilluar nga autoritetet botërore shëndetësore, ata nuk kanë mbajtur distanncë dhe nuk kanë përdorur maska./ Opinion.al

Pas