Kronikë

Makina përplas për vdekje 65-vjeçarin në Durrës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:52 - 20/09/20 |
Opi Nion

Një aksident me pasoje vdekje është regjistruar mëngjesin e sotëm në Shkozet të Durrësit.

Mësohet se një makinë ka përplasur  për vdekje rreth orës 08: 03 një 65-vjeçar i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë. Sipas informacioneve, viktima ende nuk është identifikuar.

Ndërkohë, autoritetet kanë shoqëruar drejtuesin e mjetit, i cili do të merret në pyetje për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së rëndë.

Njoftimi i policisë

Më datë 20.09.2020, rreth orës 08:03, në lagjen nr.14, Shkozet, Durrës, shtetasi G.M., duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar biçikletistin, një shtetas ende të pa identifikuar rreth 65 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes./ Opinion.al

Pas