Aktualitet

Fotot/Festat e fundvitit “bashkojnë” PD, Berisha në një tryezë me Bardhin, kush mungoi



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:24 - 28/12/22 |
Opi Nion

Duket se festat e fundvitit kanë bashkuar partinë më të madhe të opozitës, Partinë Demokratike.

Pas një viti me debate të brendshme, ishte deputeti i PD, Xhelal Mziu, ai i cili ftoi të gjithë deputetët e PD në një drekë për festat e fundvitit.

Ftesës së tij iu përgjigjën pozitivisht PD e Sali Berishës si dhe një pjesë e grupit që mbështetin Enkelejd Alibeaj, ndërsa ka munguar ish-kreu i PD Lulzim Basha dhe vetë Enkelejd Alibeaj.

Kështu mësohet se mbështetësit e Berishës që kanë qenë të pranishëm në drekë ishin: Belind Kelliçi, Flamur Noka, Bujar Leskaj, Xhelal Mziu, Tomor Alizoti, Elda Hoti, Greta Bardeli, Lindita Metaliaj, Albana Vokshi, Kastriot Piroli, Kasem Mahmutaj, Oerd Bylykbashi, Luan Baci, Tritan Shehu, Isuf Celaj, Ina Zhupa, Edmond Spaho si dhe kreu i PD, Sali Berisha.

Deputete e PD të pranishëm në drekë që nuk mbështetin kryedemokratin Sali Berisha ishin: Ferdinand Xhaferri, Gazment Bardhi, Jorida Tabaku, Dhurata Çupi, Andia Ulliri, Saimir Korreshi, Lefter Geshtenja, Helidon Bushati, Eralda Bano, Fatjon Veizaj, llda Dhori, Ervin Salianji, Merita Bakiu, Ramadan Likaj.

Ndërkohë deputetët e PD që nuk ishin të pranishëm në drekë ishin: Lulzim Basha, Enkelejd Alibeaj, Kreshnik Çollaku, Flutura Açka, Dashnor Sula, Zheni Gjergji, Arbi Agalliu, Flamur Hoxha, Agron Gjekmarkaj, Emilja Koliqi, Petrit Doda, Orjela Nebiaj, Orjola Pampuri, Bledjon Nallbati, Seladin Jakupllari.

Pas