-Jetë dhe Stil

Fotot/Çfarë dhuratash morën në Shqipëri liderët në samitin e BE-së



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:00 - 07/12/22 |
Opi Nion

Dhurata simbolike me elementë të Shqipërisë janë shpërndarë për liderët Europianë pjesëmarrës në samitin e 6 Dhjetorit që u mbajt në kryeqytet. Opinion.al mëson se si  pjesë e mikpritjes shqiptare, dhuratat për liderët përmbanin një çantë të personalizuar me logon e samitit,  gjithashtu nje shishe vere nga kantina shqiptare.

Per burrat një palë butona te personalizuar sipas shtetit perkatës me flamurin shqiptar dhe shtetin respektiv, kurse per zonjat një spilë/ stoli e përdorur gjerësisht në veshjen e grave te Veriut të Shqipërisë.

 

Pjesë e dhuratave ishin edhe 3 nga librat e  Ismail Kadaresë dhe konkretisht: Kronikë në gur, Prilli i thyer dhe Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur, bashke me nje kartoline te personalizuar të shkrimtarit të njohur me shënimin: Shqipëria është më e bukur se ç’duket./Opinion.al

 

Pas