Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Foto-Reportazh/ Ja si ishte dhoma “sekrete” e Berishës në QSUT…

2016/05/30 at 2:03 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Foto-Reportazh/ Ja si ishte dhoma “sekrete” e Berishës në QSUT…

Nga Dritan Laci


Pak ditë më parë statusi i një mjeku të njohur në facebook më ktheu vite pas, në një dhomë shumë të njohur në katin e dytë Hemodinamikës, në atë që në gjuhën e pacientëve njihet si ‘Gjashtëkatëshi’ në QSUT. Aty ku deri pak ditë më parë rrinte në heshtje dhoma e kyçur e Doktor Berishës, por që sot pas 25 vitesh, dikush në QSUT, ka vendosur t’ia heqë përfundimisht këtë status dhe ta kthejë në një dhomë pushimi për Hemodinamistët e rinj.

Por si ka qenë kjo dhomë në këto 25 vite pa doktorin?

Për ta risjellë në kujtesë, po rikthej një shkrim timin të tetë viteve më parë në këtë dhomë, botuar në të përditshmen “Korrieri”, ku asokohe punoja si gazetar.

Është reportazhi i parë dhe i vetëm që është bërë në këtë dhomë, ku për hir të së vërtetës, na u desh të prisnim shumë kohë në derën e kësaj dhome, pasi ishte e vështirë për të gjetur çelësat.

***

Dhoma “sekrete” e Berishës në QSUT

Dritan Laci, e shtunë 15 dhjetor 2008

Shtatëmbëdhjetë vjet më parë, doktori kardiolog Sali Berisha, doli nga dhoma e tij e mjekut në QSUT për tu zgjedhur pak orë më vonë Kryetar i partisë së parë opozitare në vend. Ai mbylli derën me çelës, mbase pa e ditur se nuk do të kthehej më kurrë në të njëjtën dhomë pune.

Pas shtatëmbëdhjetë vitesh dhoma e tij qëndron ende e kësaj dite e kyçur dhe askush nga mjekët apo personeli i QSUT-së nuk ka marrë guximin që të hyjë aty, për të kryer qoftë edhe një vizitë të vetme, a thua se presin që Doktori të kthehet sërish në dhomën nga ku iku atë shkurt të vitit 1991.

Ende edhe sot kolegët presin me shpresën se një ditë Doktori do të kthehet sërish në dhomën e tij të vogël të punës. Ai ka mbetur ende për kolegët, njeriu autoritar, i rreptë në punë por shumë i drejtë dhe me një vision zhvillimi për t’u pasur zili.

Edhe sot pas shumë e shumë vitesh të gjata mungese, mjekët kardiologë mbeten ende me shpresë se se një ditë, si ai fëmija plangprishës, Doktori do të kthehet në dashurinë e tij të vjetër, për të mbyllur karrierën e lënë në mes dy dekada më parë, kohë kur papritur këmbeu përparësen e mjekut me pardesynë bojëhimë të politikanit.

Edhe sot kur kanë kaluar shumë vite nga largimi nga puna, kolegët i qëndrojnë me bindje mendimit se dhoma e punës në të cilën ai aq shumë dha për zhvillimin e kardiologjisë shqiptare duhet të mbetet e paprekur.

Mendimet janë të ndryshme, por e vërteta është se dhoma e vogël në katin e dytë të shërbimit të Hemodinamikës, qendron e mbyllur prej shumë vitesh.

Dikush thotë se ka mbetur e mbyllur pasi nuk i plotëson kërkesat e kohës, ndërsa një tjetër hedh tezën se dhoma e Doktorit është lënë e paprekur për tu kthyer në një të ardhme jo të largët në “muze”. Por si do që të jetë e vërteta, ajo është dhoma e doktor Berishës, dhe si e tillë meriton një vëmendje të veçantë.

Megjithëse shumë pak e mirëmbajtur, ajo ruan edhe sot aparaturat me të cilat ka punuar Doktori, ku bien në sy aparaturat e larjes së filmit dhe ajo e kryerjes së koronografisë.

Profesor Artan Godo, thotë se e ka njohur profesorin e Kardiologjisë gjatë kohës së studimeve dhe më pas në fund të viteve ’70, kohë kur ai vetë nisi të punonte pranë laboratorit të Kateterizimit të Zemrës. Shefi i Shërbimit të Hemodinamikës në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” kujton se në klinikën e Kardiologjisë, doktor Saliu ishte një nga njerëzit më të spikatur ambicioz në punë dhe tepër kërkues, frymë zhvillimi të cilën ai mundohej ta përcillte edhe te të rinjtë.

“Ishte një njeri që kërkonte mjaft dhe në të njëjtën kohë jepte liri komunikimi për të gjithë ata studentë të cilët kërkonin të zhvilloheshin.

Në kohën që shërbimi i Hemodinamikës u drejtua nga profesor Sali Berisha, kardiologjia shqiptare pati suksese të rëndësishme. Gjatë kësaj periudhe u futën metoda nga më të përparuara, Njëra prej tyre ka qenë zgjerimi me ballon i valvulave  të arteries që furnizon mushkërinë që për kohën ishte një operacion shumë i vështirë”

Ashti si edhe sot kur doktori qëndron në zyrë me orë të gjata, i tillë ishte edhe gjatë punës në klinikë. Kështu e mbajnë mend edhe kolegët të cilët pavarësisht bindjeve politike, mundohen gjithmonë të ndajnë Doktorin kardiolog nga ai politikan.

“Ka qenë tip autoritar, në kuptimin e kërkesës për punë. Por fare mirë me të mund të punohej në mënyrë të shkëlqyer. Ai ishte një model për të rinjtë, punonte me orë të zgjatuar dhe ishte i palodhur. Dy karakteristikat e tij ishin këmbëngulja dhe puna.”

Kështu thotë profesor Godo ndërsa e cilëson edhe sot një humbje të madhe për kardiologjinë largimin e Doktorit për tju përkushtuar politikës. Këtë mendim ka edhe kryeinfermierja e Konsultave të Spitalit Nr 1 Gjinovefa Nurka e cila thotë se ka pasur fatin të punojë për një periudhë të gjatë si infermiere në shërbimin e Hemodinamikës, në kohën që ky shërbim drejtohej nga Profesor Sali Berisha.

“Berisha mjek ishte një njeri i shkëlqyer që nuk i vjen më kardiologjisë shqiptare. Ishte shumë i kujdesshëm dhe i sjellshëm me pacientët. Ishte tip autoritar në punë. Punonte me orë të gjata. Por kishte edhe veti të tjera. Doktori nuk falte kollaj gabimet. Kishte për borxh që për një valium të dhënë gabim të sëmurëve, ti tërhiqte vëmendjen kolegëve”.

Si profesor Godo ashtu edhe kryeinfermierja Nurka, ndajnë bindjen e plotë se i vetmi vend ku Doktori mund të çlodhet i qetë është vetëm Kardiologjia, dashuria e tij e vjetër.



Ju sugjerojmë

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”
Kryesore

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

13 Korrik, 2026 10:32 pm
SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë
Bota

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë

13 Korrik, 2026 9:48 pm
Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

13 Korrik, 2026 8:02 pm
Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj
Aktualitet

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj

13 Korrik, 2026 7:59 pm
Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve
Aktualitet

Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve

13 Korrik, 2026 7:54 pm
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Sulmet ukrainase në Rusi, Putin: Kundërpërgjigjja do të jetë disa herë më e fuqishme

13 Korrik, 2026 7:16 pm
BE ndryshon rregullat e fluturimeve
Bota

BE ndryshon rregullat e fluturimeve

13 Korrik, 2026 7:12 pm
SHBA-të përdorin për herë të parë dronë detarë në luftimet kundër Iranit
Bota

SHBA-të përdorin për herë të parë dronë detarë në luftimet kundër Iranit

13 Korrik, 2026 5:36 pm
Franca denoncon sulm hibrid rus kundër Evropës
Bota

Franca denoncon sulm hibrid rus kundër Evropës

13 Korrik, 2026 5:22 pm
GJKKO kthen për rihetim dosjen e Elvis Roshit
Kronikë

GJKKO kthen për rihetim dosjen e Elvis Roshit

13 Korrik, 2026 4:35 pm
Para
Foto-galeri/ Kur në Marbela del Jasmin Walia…

Foto-galeri/ Kur në Marbela del Jasmin Walia...

Lorik Cana, ja oferta zvicerane për të mos e lënë futbollin

Lorik Cana, ja oferta zvicerane për të mos e lënë futbollin

Video/ 1 Ton drogë në Itali, koka e trafikut Roland Lame me të birin

Video/ 1 Ton drogë në Itali, koka e trafikut Roland Lame me të birin

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”
13 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama e cilësoi “një partner të vështirë” Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Në një intervistë për median serbe...

Lexo më shumë

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë
13 Korrik, 2026

Një person u vra si pasojë e të shtënave me armë zjarri ku u përfshinë agjentë amerikanë të imigracionit në...

Lexo më shumë

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
13 Korrik, 2026

Po mbahet sot në kryeqytet dita e 44-të e protestës. Protestuesit si çdo ditë tjetër u mblodhën në sheshin “Skënderbej”,...

Lexo më shumë

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj
13 Korrik, 2026

Nëntë turistë të huaj janë shpëtuar nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare në dy operacione të ndryshme kërkim-shpëtimi të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}