Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

FotoProfil/ Edi Rama: Këmisha me lule, pardesyja e bardhë dhe pop-stari i ngjitur me karrigen e pushtetit

2017/05/11 at 11:28 AM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
FotoProfil/ Edi Rama: Këmisha me lule, pardesyja e bardhë dhe pop-stari i ngjitur me karrigen e pushtetit

Fotografi të rralla të kryeministrit realizuar nga Gani Xhengo/ “Kostumet” e  liderit të PS-së, kur rrëzohej diktatura, në sallat e refleksioneve me studentët e deri tek betejat me kundërshtarin Berisha


Kishte veshur këtë këmishë me lule, në mitingun e PD-së në fund të dhjetorit 1990. Është një fotografi e realizuar nga fotografi i ATSH-së, Gani Xhengo. Ishte koha kur Edi Rama fliste për  “Çetën plakë”, e kur e kishte cilësuar Luftën Antifashiste-Nacional-Çlirimtare si luftë civile. Ditët në vazhdim Rama vendosi ta heqë këmishën me lule për t’u veshur me pardesy të bardhë. Ishte moda politike e kohës. Një pardesy të bardhë e kishin të gjithë dhjetoristët.

rama-me-pardesy-te-bardhe

Fjalimi i tij nën petkun e bardhë, mbahet mend si një ndër më radikalët e mbajtur asokohe nga ndonjë folës në tribunat e para pluraliste në Shqipëri. Ai sulmoi fort diktatorin, diktaturën, pasardhësin e tij Ramiz Alia, LANÇ e gjithçka vinte nga komunizmi. Qysh atëherë u cilësua anarshist dhe PD e la jashtë portave të saj. Berisha e përzuri Ramën në mbledhjet e para, diku nga fundi i Dhjetorit të vitit 1990. Prej asaj kohe, Rama dhe Berisha do të ishin kundërshtarët më të rreptë, në vazhdimësi.

Kur u largua nga PD-ja pa hyrë mirë brenda saj, Rama e hoqi edhe pardesynë e bardhë për t’u veshur me “hijen e rëndë” të intelektualit. Një ndër fotografitë e tij, në një intervistë në gazeten Koha Jonë, Rama ka veshur një pallto të zezë, e atje thotë se “Intelektualët janë si dele e zezë për politikën”.

rama-pallto-e-zeze

Si i tillë do të shfaqej përballë Berishës për të mos e ndalur betejën ndaj tij deri sot.  Në vitin 1997, Berisha u rrëzua nga pushteti, ndërsa Rama atëherë vendosi t’i hyjë politikës. Petkat e Ramës ndryshuan shpesh për të gjetur njëfarë stabiliteti kur ai u zgjodh në krye të Partisë Socialiste. I duhej kostum serioz se ia do puna. PS-ja ishte parti namuzqarësh e nuk ia pranonte trendin e hershëm kryetarit të ri, pa çka se e ka pranuar çfarë tha ai 26 vjet më parë, “Është parti shtet, të dalë jashtë ligjit”.

rama so

Me t’u zgjedhur kryetar i Partisë Socialiste në tetor të vitit 2005, Edi Rama e ndryshoi diskursin e tij nga një sulm kundër politikës në përgjithësi, në një sulm kundër politikës së vjetër në emër të një politike të re. ‘Politika e vjetër u ka shkaktuar shumë dëme Shqipërisë dhe shqiptarëve… Ka helmuar gjakun e shoqërisë shqiptare, ka penguar atë dhe zhvillimin e saj’

rama t

Edi Rama e ka pohuar vetë për të përditshmen britanike “The Guardian”, në vitin 2003, që ai është një pop-star mes kryetarësh dhe kryetar mes pop-starësh. E ka stilizuar veten si të tillë jo vetëm në rolin e tij si ministër Kulture e kryetar bashkie, por edhe në krye të partisë dhe tani në qeverisje. Rrezja e tij prej pop-stari vetëm sa është zgjeruar dhe po kështu edhe repertori i tij i komunikimit dhe PR-it.

/Opinion.al

Etiketa: edi ramafototpop-star


Ju sugjerojmë

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Para
Kosovë/ Nishani: Situata aktuale s’e ndihmon përshpejtimin e integrimit

Kosovë/ Nishani: Situata aktuale s’e ndihmon përshpejtimin e integrimit

Nënkryetari i LSI-së, Vasili: Arrestimi i Haradinajt një veprim i gabuar në kohë të gabuar

Vasili: Kanabisi shqetësim mediatik botëror, kam patur rezerva për koncesionet e qeverisë

I nxehti afrikan sjell stinën e Verës, nesër 30 gradë Celsius
















TE FUNDIT

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
21 Korrik, 2026

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës duke kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të mos nisur...

Lexo më shumë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
21 Korrik, 2026

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan...

Lexo më shumë

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026

Po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) seanca paraprake ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, dhe të pandehurve të tjerë,...

Lexo më shumë

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
20 Korrik, 2026

Partia Socialiste ka votuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të këaaj të hëne, ndërsa kreu i PD...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}