Kaq normale është bërë të shikosh qen apo banda të tëra me qenër në rrugët e kryeqytetit shqiptar, sa edhe institucionit të Presidencës nuk i bën më përshtypje prania e tyre. Kjo është një foto e shkrepur pothuaj 2 muaj më parë, ku dy qenër kanë zëvendësuar rojet e Gardës së Republikës në hyrje të institucionit të Presidencës dhe janë aq rehat sa nuk ka top që i lëviz nga postoblloku. Një foto që mbetet aktuale edhe në ditët e sotme, ku tufa të tëra me qenër kanë pushtuar kryeqytetin, duke u kthyer në një shqetësim serioz për kalimtarët, por jo për Bashkinë që pret të miratohet buxheti i vitit 2016 për të na qetësuar. /Opinion.al
KOMENTO (1)
Shkruaj nje koment
Për të postuar një koment, duhet të jeni i futur.
Qenije te gjalla jane edhe ato , por mendoj se duhet te jene bashkite apo institucionet qe ti sistemojne apo shoqatat e tyre, besij se neper bashki ka veteriner qe te pakten ti bejne operacione qe te pakten te mos shtohen . Sheh edhe ne vendet fqinje si psh ne Kosove por i sheh te gjithe qe jane te kontrolluar nga veterineret edhe kan nganje shenje ne vesh qe tregon se jan te vaksinuar , edhe kshu nuk duhet te rrine rrugeve jo.