Me të drejtë Elvana Gjata mund të krenohet me këngën “Kuq e Zi, je ti”, për klikimet që kjo këngë ka marrë në youtube, por edhe këndueshmërinë e kësaj kënge tashmë të kthyer në hit te dëgjuesit. Por a e di Elvana se cili është flamuri i vërtetë i Shqipërisë dhe konkretisht cila është heraldika shoqëruese e këtij flamuri? Në një video të postuar së fundmi në profilin e saj në facebook, ku shfaqen nxënësit e kolegjit “Turgut Ozal”, Elvana krenohet së tepërmi që këta nxënës këndojnë këngën e saj “Kuq e zi, je ti”, por nuk shqetësohet aspak ose në rastin më të keq për shkak të padijes, nuk e vë re se flamuri që nxënësit shpalosin është një imitim i shëmtuar i shqiponjës dy krenare. Me padije apo me dashakeqësi organizatorët kanë zgjedhur të shpalosin një flamur ku shqiponja nuk as këmbë as bisht, por më shumë ngjan me një sorrë me dy koka dhe me pupla të çakërdisura. Se si është katandisur shqiponja dy krenare në festimet e kolegjit “Turgut Ozal”, gjithsecili mund ta shikojë në videon e mëposhtme…Por kjo video mund të vlejë si ndërgjegjësim edhe për këngëtarët krenaristë, të cilët krahas klikimeve duhet të informohen edhe më shumë për simbolet të cilëve u këndojnë, para se të bëjnë statuse të cilat mund t’i kthejnë në qesharakë dhe të paditur. /Opinion.al
Shkruaj nje koment
Për të postuar një koment, duhet të jeni i futur.
Duhet te jemi krenare qe shqiponja e flamurit tone eshte e vetmja gje ne bote qe kinezet nuk kane arritur dot ta imitojne ;p
Bravo ju qofte. Gjith ajo pune, gjith ai motivim me femijet. Pse te japesh me gjera koti.
Pune e shkelqyer nga nxenesit (dhe gjithe personat qe kane punuar).
Me kane rreqethur!
Gabime mund te behen, dhe mendoj se faji eshte te shitja e flamujve te llojit KOTFARE, flamuj KINEZË.
Video shume e bukur. Duket se nxenesit e kesaj shkolle paskan bere nje pergatitje goxha te madhe per festat e nentorit dhe nje pune goxha te bukur me kete video pavaresitsht gabimit ne flamur per te cilin mendoj se nuk eshte faji i institucionit qe ka bere kete video sa eshte faji i kompanive qe i kane prodhuar dhe nxjerre ne shitje keta flamuj.
Nga keta flamuj te printuar me gabime jane futur edhe ne presidence. http://www.peshkupauje.com/2012/11/si-ndodhi-deformimi-i-flamurit
Po ska faj Elvana,asaj i interesojn vetem parate,ku don tja dije ajo per simbolet.
Nuk ka faj ajo zorra si kendon kengen kuq e zi je ti, fajin e ka qeverija qe lejon anmiqt e shtetit ton me te medhej turk qe lejon te hap kolegje ketu ne vend ton, se pak na ka pushtu 500 vjet e prap don me na pushtu me dinakri,