Aktualitet

60 milionë për një vendim pronësie, ja si u arrestua gjyqtari Hoxha



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:39 - 03/05/16 |
b.f

Policia e Tiranës ka dhënë detaje të reja sa i përket arrestimit të gjyqtarit Ibrahim Hoxha dhe djalit të tij, Ledion Hoxha. Kështu në pranga kanë përfunduar edhe dy persona të tjerë: biznesmeni Dritan Jazenxhiu si dhe ish-polici Novruz Gajda.

Gjyqtarit të Gjykatës së Tiranës iu vunë prangat gjatë operacionit të koduar “Berati 2”. Ai i arrestua në flagrancë, ndërsa ishte duke marrë shumën 600 mijë lekë të reja për një gjyq civil, që do zhvillohej në 3 maj (sot) për çështje pronësie. Sipas policisë, për gjyqtarin kishin 6 muaj që kishin nisur hetimet. Mbrëmjen e djeshme, gjyqtari 57-vjeçar dhe djali i tij, me profesionin jurist, kishin shkuar për të marrë shumën.

Për të marrë lekët kishte shkruar 25-vjeçari Ledion Hoxha, ndërsa këtë shumë e jepte ish-polici i Beratit, Novruz Gajda. Ky i fundit ishte ndërmjetësi i biznesmenit, Dritan Jazenxhiu, i cili ishte në gjyq për çështje pronësie dhe do gjykohej nga 57-vjeçari Ibrahim Hoxha. Seanca do zhvillohej ditën e sotme në orën 9:30, tek Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan 600 mijë lekë, një automjet tip “Benz” me targa AA 005 NC, dhe 4 telefona celularë.

 

KOMENTO (1)

Shkruaj nje koment

  1. E po kapitalistet e rinj pothuaj 90% jane hajdute dhe rrushfet,pa pune dhe Zonja Denata ka hallin e krimit dhe ndeshkimit.Hapu dhe eshte pak,lerini pordhet e llastuara dhe shkoni tek FBI?

Pas