Aktualitet

Gjyqtari i arrestuar/ Ja si pengoi ekstradimin e Paro Laçit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:44 - 03/05/16 |
b.f

Në dhjetor të 2013 Nasip Naço në atë kohë mbante postin e ministrit të Drejtësisë i propozoi Këshillit të Lartë të Drejtësisë masën shkarkim nga detyra për gjyqtarin Ibrahim Hoxha, në atë kohë gjyqtar në dhomën penale të gjykatës së Tiranës. Sipas Naços, kjo masë disiplinore vjen pasi Ibrahim Hoxha, gjyqtar pranë Gjykatës së Tiranës ka kryer shkelje të rënda procedurale,pasi pezulloi ekstradimin e Paro Laçit.
Biznesmeni Laçi, i njohur edhe si një nga aksionerët e Futboll Klub “Partizani”, u arrestua në dhjetor të vitit të kaluar me kërkesë të Drejtësisë italiane. KLD e hodhi poshtë kërkesën duke mos e pranuar si masë.

Kujtjomë se gjyqtari në fjalë Ibrahim Hoxha u arrestua mbrëmë për mitmarrje. Ai dyshohet se mori 60 milionë lekë për të dhënë një vendim për pronat në favor të personit që pagoi. Si u arrestua gjyqtari me të birin

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas