Sport

Fotoja e rrallë, kush ishin themeluesit e ekipit të futbollit të Kukësit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:31 - 28/07/21 |
Opi Nion

Kjo është fotografia e vetme e skuadrës së parë të futbollit të Kukësit, e realizuar në vitin 1930.

Skuadra e parë kuksiane me bërthamë Internatin e Krumës përbëhej nga futbollistë të cilët më vonë morën role drejtuese në shtete të ndryshme.

Këta janë disa nga lojtarët që ishin pjesë e skuadrës së futbollit; Mehdi Daci, më vonë oficer në akademinë e Romës dhe mësues në Kukës e Dibër, Fadil Hoxha-më vonë ish-kryetar i Kosovës dhe një vit dhe kryetar i Jugosllavisë,  Xhavit Nimani-më vonë ish-kryetar i qeverisë së Kosovës, Xheladin Hena-dëshmor i LANÇ,   Mal Sali Mani- bajraktar i Tropojës dhe Sali Morina-ish drejtor i Internatit të Krumës.

Fotoja e rrallë është publikuar në “Facebook” nga Alban Daci./ Opinion.al

Pas