Kryesore

25 prilli, Basha: Të ndëshkohen autorët e masakrës zgjedhore


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:44 - 28/07/21 |
Opi Nion

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijon ta cilësoj masakër zgjedhore zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Basha shkruan se pretendimet e PD janë konfirmuar dhe nga raporti i OSBE/ODIHR.

Më tej, kreu i PD thotë se PD kërkon drejtësi për ndëshkimin e personave të përfshirë në atë që ai e quan krim zgjedhor, teksa thekson se selia blu ka depozituar 185 padi penale në SPAK dhe në prokuroritë e rretheve.

Për kreun e PD, qeveria socialiste nuk ka mbështetjen e qytetarëve, teka shton se është e korruptuar dhe po shpopullon Shqipërinë.

Postimi i Bashës

25 prilli ishte një masakër zgjedhore! Këtë e dinë të gjithë shqiptarët, këtë e konfirmon edhe OSBE/ODIHR. Partia Demokratike ka depozituar 185 padi penale në SPAK dhe në prokuroritë e rretheve për krimet zgjedhore. Ne presim drejtësi, sepse shqiptarët meritojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Pa u ndëshkuar autorët e kësaj masakre, pa u kthyer legjitimiteti në vend, nuk do të kemi një pushtet të njerëzve për njerëzit, por sundimin e një pakice të korruptuar që varfëron dhe shpopullon Shqipërinë./ Opinion.al

Pas