Kronikë

Foto/ Vrasja në Elbasan, gjendet një makinë e djegur në fshatin Murrash


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 07:54 - 17/09/20 |
Opi Nion

Mëngjesin e sotëm u ekzekutua me armë zjarri në rrethrrotullimin e Bradasheshit, në Elbasan, Bujar Çela, vëllai i Talo Çelës, një prej të akuzuarve për grabitjen e Rinasit.

Pas ngjarjes, Forcat Speciale RENEA e FNSH nga Tirana, të cilat kanë nisur krehjen e zonën, nga kërkimet, në fshatin Murras është gjetur pak më parë një mjet tip Renault me targa AA 876 DC, tërësisht i djegur.

Dyshohet se automjeti i djegur është përdorur në vrasjen e kryer në orën 05.45 të mëngjesit të sotëm. Bujar Çela punonte si taksistë pa licencë, ndërsa sot është ekzekutuar teksa ishte duke u futur në ambientet e një lokali.

Çela shkonte çdo mëngjes herët te lokali, ku u ekzekutua, që rrinte i hapur 24 orë, dhe priste pasagjerët që vinin nga autobusët e Greqisë. Një nga pistat kryesore që po hetohet për vrasjen e sotme është hakmarrja./ Opinion.al

Pas