Kronikë

I ekzekutuan vëllain/ Kush është Talo Çela, njeriu më i kërkuar i momentit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:05 - 17/09/20 |
Opi Nion

Një 50-vjeçar ishte viktima e atentatit me armë zjarri të ndodhur mëngjesin e sotëm në rrethrrotullimin e Bradasheshit në Elbasan.

Viktima është identifikuar si Bujar Çela, vëllai i Talo Çelës, një prej të akuzuarve për grabitjen e Rinasit. Kjo gjë ka ngjallur dyshimet se 50-vjeçari është ekzekutuar sot për shkak të ngjarjeve kriminale ku është përfshirë vëllai i tij.

Bujar Çela u vra sot teksa po hynte në një lokal për të konsumuar kafen e mëngjesit. Pas vrasjes, autoritetet kanë gjetur në fshatin Murras një automjet të djegur, i cili dyshohet se u përdor në atentatin e sotëm.

Kush është Talo Çela, njeriu më i kërkuar i momentit që sot iu ekzekutua vëllai kur po pinte kafenë e mëngjesit?

Talo Çela është person i shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, pasi Gjykata për Krimet e Renda Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e punonjësit të policisë” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim”.

Çela  është autori i dyshuar i ngjarjes së datës 9 prill 2019, ndodhur në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, në Rinas, Tiranë, ku persona të maskuar, nën kërcënimin e armëve të zjarrit, kanë arritur të vjedhin një sasi të konsiderueshme vlerash monetare të cilat po ngarkoheshin në avion dhe më pas gjatë shkëmbimit të zjarrit me Policinë, mbeti i vrarë njëri prej autorëve kryesorë të kësaj ngjarjeje.

Gjithashtu ky ai dyshohet se fshihet pas atentatit me armë zjarri të 2 vëllezërit  Haxhia në Durrës.  Emri i Talo Çelës ka dalë në dritë përmes dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Klevis Alla, të arrestuar për vrasjen e vëllezërve Haxhia. E bashkë me të, mësohet se në kërkim është shpallur edhe Nuredin Dumani. Bashkëpunëtori i drejtësisë ka deklaruar se ditën e vrasjes kanë qenë edhe vetë Talo Çela dhe Nuredin Dumani, dhe e gjitha sipas tij lidhet me disa lekë të humbura.

Deri tani në pranga për vrasjen e dy vëllezërve janë 22-vjeçari Klevis Alla, që bashkëpunoi me policinë duke treguar se ku kishin hedhur armët e krimit të përdorura në atentatin ndaj vëllezërve Haxhia dhe Altin Ndoci. Ndërsa në këkrim janë Talo Çela dhe Nuredin Dumani./ Opinion.al

Pas