Mëngjesin e sotëm, ka nisur referendumi i Komisionit të Rithemelimit të PD, për miratimin e shkarkimit të Lulzim Bashës.
Sipas Kuvendit të 11 dhjetorit, 4 446 delegatë votuan për shkarkimin e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të PD, ndërsa sot pritet miratimi i shkarkimit të tij nga ky referendum.
Votimi ka nisur prej orës 8:00 të mëngjesit të sotëm dhe do votohet në 106 qendra votimi.
Në fotot dhe videot e mëposhtme mund të shihni pamje nga procesi i votimit në Njësinë 11 në Tiranë. Në këtë njësi qytetarët po presin në radhë për të votuar në referendumin e thirrur nga Komisioni i Rithemelimit të PD. Ky i fundit është një organ i themeluar në Kuvendin e 11 dhjetorit, i cili u thirr nga Sali Berisha./Opinion.al