Kryesore

“Kjo nuk i bëhet as armikut politik”,Këlliçi: Në Njësisë 1 hodhën vaj te shkallët


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:09 - 18/12/21 |
Opi Nion

Në një prononcim për mediat, Belind Këlliçi ka treguar disa nga skenarët e shëmtuar që ka ndodhur në disa nga njësitë e votimit, kjo sipas tij për të sabotuar votimin.

Këlliçi ka treguar se në Njësinë nr.1, në kryeqytet dikush ka hedhur vaj makinash te shkallët e selisë, për të shkaktuar rrëshqitjen e demokratëve.

Kryetari i Komisionit të Rithemelimit të PD tha se kjo gjë nuk i bëhet as armikut politik, jo më demokratit tënd.

Sot kemi parë skenarë shumë të shëmtuar si ai në Njësinë nr.1 ku i është hedhur vaj makinash në shkallët e selisë për të rrëshqitur demokratët. Kjo nuk i bëhet armikut politik, jo më demokratit tënd, bashkëvuajtësit tënd apo bashkëpunëtorit tënd”,-tha Këlliçi./Opinion.al

Pas