Aktualitet

Berisha: Nuk refuzoj përballjen në SPAK për shpalljen “non grata” nga SHBA


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:43 - 18/12/21 |
Opi Nion

Në një deklaratë për mediat jashtë dyerve të qendrës ku votoi për shkarkimin e Lulzim Bashës, ish-kryeministri, Sali Berisha iu përgjigj pyetjes së gazetarëve se a ishte i gatshëm të përballej me SPAK pas shpalljes “non grata”. Lideri historik i PD tha se s’ka refuzuar kurrë asnjë lloj hetimi dhe ftoi DASH, çdo qeveri, çdo individ, të paraqesë çdo fakt e dokument që ka kundër tij.

Pyetje:A jeni i gatshëm të përballeni me SPAK pas shpalljes “non grata”?

Sali Berisha: S’kam refuzuar kurrë asnjë lloj hetimi dhe ftoj DASH, cdo qeveri, cdo individ, të paraqesë cdo fakt e dokument që ka kundër Sali Berishës. Ju siguroj se sikundër deri sot, edhe 100 vjet të tjera, do mbeten duarbosh./Opinion.al

Pas