Rajoni

FOTO/ Si u ekzekutua me 80 plumba biznesmeni shqiptar në Maqedoni


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:03 - 13/05/21 |
Opi Nion

Detaje të reja kanë dalë lidhur me ekzekutimin e biznesmenit shqiptarë Kamer Idrizi 42-vjeç, në Maqedoninë e Veriut mbrëmjen e djeshme.

Bëhet  me dije se viktima Kamer Idrizi  në momentin kur ndaj tij u hap zjarr ishte në makinë së bashku me nipin.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Butel 2. Mësohet se viktima në momentin e krimit ishte brenda makinës së tij tip “Golf 7” e parkuar pranë një parkimi restoranti.

Dyshohet se autorët e kanë pritur viktimën deri sa ka ardhur në parkim ndërsa më pas i janë afruar dhe kanë qëlluar me breshëri. Bëhet me dije se viktima është ekzetutuar dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, teksa policia ka arritur të sigurojë të prova material 80 gëzhoja.

Ndërkohë që policia është duke vijuar hetimet deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes./Opinion.al

Pas