Sport

Foto/ Rama dhe Meta festojnë fitoren e kombëtares: Shqiponjat…


               Publikuar në : 23:19 - 10/09/19 |
xhu lia

Kombëtarja shqiptare e futbollit ju kthye mbrëmjen e sotme fitores në stadiumin “Elbasan Arena”. Shqipëria ka mundur me rezultatin 4-2 Islandën në kuadër të kualifikueseve të evropianit.

Ndeshjen plot emocione të mbrëmjes së sotme e kanë ndjekur edhe përfaqësuesit e politikës në vend, të cilët përmes fotove dhe urimeve kanë shprehur entuziazmin për këtë fitore të ekipit kombëtar.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto të futbollistëve të kombëtares duke festuar dhe krahas saj ka shkruar: “Shqiponjat”.

 

Ndërkohë Presidenti i Republikës, Ilir Meta ndodhej në stadium dhe ka postuar në Facebook një foto të tijën duke brohoritur për rezultatin e kësaj mbrëmje në “Elbasan Arena”. “Fitore shqiponjash sot në “Elbasan Arena”!,”-ka shkruar Presidenti krahas fotos.

 

Ndeshja e kësaj të marte dhuroi shumë emocione të cilat duket se janë ndjerë shumë në stadium. Me fitoren 4-2, Shqipëria renditet në vendin e katërt të grupit H me 9 pikë. Grupin e kryeson Turqia dhe Franca me nga 15 pikë, ndërsa Islanda mban vendin e tretë me 12 pikë./Opinion.al/

Pas