Aktualitet

Foto/ Përmbyset autoboti me gaz në kthesat e Qafë-Thanës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:50 - 02/11/20 |
Opi Nion

Një aksident është regjistruar mbasditen e sotme në Përrenjas. Një autobot me targa bullgare që transportonte gaz ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordura, por për fat të mirë shoferi ka shpëtuar pa lëndime.

Ngjarja ndodhi në aksin e rrugës kombëtare Qafë Thanë-Përrenjas në vendin e quajtur “Kthesat e Qafë Thanës”.

Nuk dihet nëse në momentin e aksidentit, autoboti ka qenë i ngarkuar me gaz  apo ka qenë i boshatisur.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton mbi shkaqet e aksidentit./ Opinion.al

 

 

 

 

 

Pas