Kronikë

Foto/Manovër për të shmangur gurët në rrugë, kamioni përmbyset në Hotolisht



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:41 - 17/09/22 |
Opi Nion

Një automjet i tonazhit të rëndë është përmbysur në aksin Librazhd-Përrenjas, fatmirësisht pa lëndime në njerëz.

Ngjarja ka ndodhur në një kthesë në dalje të Hotolishtit, ku mjeti është detyruar të kryejë një manovër për të shmangur përplasjen me gurët që kishin rënë në rrugë. Për pasojë kamioni është batuar dhe më pas është përmbysur.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punohet për rikthimin e normalitetit të qarkullimit në këtë segment rrugor./Opinion.al

Pas