InstaBIZ

Në krah të bashkëshortes Xhoana dhe familjarëve, fotot e 70-vjetorit të Fatos Nanos



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:51 - 17/09/22 |
Opi Nion

Ish-kryeminstri Fatos Nano ka festuar të premten 70-vjetorin e lindjes, në një darkë që sikurse duket nga fotot e shpërndara në rrjet ka qenë veçse familjare.

Fotot janë ndarë në rrjetet sociale nga nipi i tij, Kryetari i Bashkisë së Kavajës Redjan Krali, i cili ka përcjellë edhe një dedikim, duke e cilësuar Nanon mentorin e tij.

“Mentori im! Të qofshin të shumta vitet dhe i gëzofsh me zemrën plot! Ky rrugëtim i imi nuk do të kishte qenë i njëjti pa mbështetjen, bekimin dhe këshillat e tua!

Kam mbledhur çdo urtësi tënden që ma ke dhuruar me shumë bujari në çdo takim a bisedë të gjatë që shkëmbejmë bashkë dhe i ruaj si pasurinë më të vyer! Shëndet e jetë të gjatë”, shkroi Krali në rrjete sociale.

 

Pas