Kronikë

FOTO/ Kush ishte nipi i fisit Gjini që mbeti i vrarë sot në Rrëshen


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:56 - 15/12/20 |
Semiljana Azizi

Është publikuar fotoja e Anton Keli, 51-vjeçarit i cili mbeti i vrarë ditën e sotme në Rrëshen.

Nga raportimet, fillimisht Keli mbeti i plagosur, por nuk ka mundur tu mbijetoi plagëve të marra duke humbur kështu jetë.

Mësohet se viktima punonte si taksist dhe ishte nip i  familjes Gjini. Ai ndodhej në automjetin e tij kur u qëllua nga persona ende të paidentifikuar.

Kujtojmë që dy vëllezërit, Tonin dhe Preng Gjini janë emra të njohur për policinë.

Tonin Gjini është ekzekutuar përpara kishës së Rrëshenit në vitin 2019, ndërkohë që vëllait të tij Preng Gjini i është bërë atentat me tritol pranë shkollës “Vasil Shanto” në Tiranë në shtator të vitit 2020. Ai mundi të mbijetonte.

Vëllezërit Gjini kanë një konflikt të hershëm në Mirditë me familjen Reçi. Nga kjo e fundit kane mbetur të vdekur dy vëllezer./Opinion.al

Pas