Aktualitet

I dhurojnë lule, Rama: Do ta mbjell te kryeministria, të vijnë ta shkulin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:12 - 15/12/20 |
Doriana Çepunaj

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministrin për Rindërtimin Arben Ahmetaj këtë të martë inauguruan shkollën e re, “Kajo Karafili”, në Shijak, të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Por gjatë vizitës nuk munguan dhe “ironitë” e Ramës për protestuesit. Në momentin kur një nxënëse i bëri dhuratë një lule në shenjë mirënjohje ai u përgjigj: “Do ta mbjellim diku te kryeministria të vijnë ta shkulin”. 

Kujtojmë se për gjashtë ditë radhazi kryeqyteti u përfshi nga protesta të cilat erdhën si reagim për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha nga një efektiv i forcave “Shqiponja”./ Opinion.al

Pas