Bota

Situatë alarmante në Britani, dyfishohen rastet me COVID brenda një javë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:40 - 15/12/20 |
Semiljana Azizi

Britania vetëm javën e fundit ka një rritje eksponenciale të rasteve me koronavirus. Pak orë para se të bëheshin të detyrueshme kufizimet e reja dhe të mbylleshin hotelet dhe dyqanet e shitjes me pakicë, u raportua se rastet me COVID-19 u rritën me 50% në vetëm një javë.

Kryeministri Johnson, është duke biseduar me udhëheqësit e vendeve të tjera të Mbretërisë së Bashkuar për të hartuar një plan efektiv për pushimet dimërore.

Situata kritike dëshmohet raportimi ditor i rasteve të reja të infektuara dhe numri i vdekjeve. Bëhet me dije nga autoritetet mjekësore se vetëm ditën e sotme kishte 18,450 persona të infektuar , një numër dyfish në krahasim me të martën e kaluar. Numri i të vdekurve ditën e sotme u rrit në 506 në Britani./Opinion.al

Pas