Kronikë

Foto/Kapen 400 kg kokainë në Mal të Zi, ishte futur në kutitë e bananeve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:27 - 12/01/22 |
Opi Nion

400 kilogramë kokainë është kapur nga autoritetet malazeze. Lajmi është bërë i ditur nga mediat malazeze, ndërsa shkruhet se sasia e kokainës ishte futur në kutitë e bananeve.

Ndër të tjera raportohet se kokaina u gjet në magazinën e një kompanie dhe se porosia e bananeve kishte ardhur nga Ekuadori.

Mediat malazeze shkruajnë se policia ka nisur hetimet nëse bëhet fjalë për një pluhur të bardhë të shtrenjtë apo jo, dhe si ka përfunduar në magazinën e një kompanie atje.

Mësohet se kanë qenë punëtorët që shkarkonin kutitë e bananeve ata që kanë vënë re pako të dyshimta brenda kutive të bananeve dhe kanë njoftuar policinë./Opinion.al

Pas