Kronikë

Foto/ Iu gjet një makinë e vjedhur, pamjet nga servisi i babait të Florenc Çapjas



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:57 - 17/08/22 |
Opi Nion

Ditën e sotme Policia shpalli në kërkim babain e Florenc Çapjas. Efektivët shkuan për kontroll në servisin e Fejzullah Çapjas pasi kishin marrë informacione se Florenc Çapja ishte kthyer nga Dubai për në Shqipëri.

Synimi i policisë ishte arrestimi i këtij të fundit, por gjatë kontrolli në servis u gjet një automjet tip “Alfa Romeo”, pa targa, i cili rezultoi i vjedhur në Kavajë, më datë 18 prill 2019.  Në vijim të kontrollit, në brendësi të automjetit u gjetën 2 targa, të cilat gjithashtu rezultojnë të vjedhura në Elbasan, më datë 29 qershor 2020 fishekë luftarakë dhe 1 aparat celular. Ndërsa në ambientet e servisit, shërbimet e Policisë gjetën një kapele me stemën e Policisë, si dhe një këllëf për mbajtjen e armëve të zjarrit.

Si rrejdhojë u shpall në kërkim babai i Florenc Çapjas 64-vjeçari Fejzullah Çapja. Ai akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”.

Ndërkaq, vetëm pak orë pasi policia njoftoi për operacionin kanë dalë dhe pamjet e servisit të Fejzullah Çapjas.

Florenc Capja është në kërkim nga drejtësia shqiptare pasi akuzohet si porositës për vrasjen e at e bir, Nezir dhe Gentian Beqiri, ngjarje e ndodhur në Elbasan në vitin 2012./Opinion.al

 

 

Pas