Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Foto/Identifikohet viktima tjetër e ngjarjes në Athinë, Gëzimi më i rrepti i tyre

2022/07/03 at 5:38 PM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Foto/Identifikohet viktima tjetër e ngjarjes në Athinë, Gëzimi më i rrepti i tyre

Mediat greke vijojnë të zbardhin të tjera detaje nga ngjarja e rëndë e një nate më parë në Athinë, ndërsa policia njoftoi se bëhet fjalë për një përplasje mes bandave shqiptare, ku mbetën të vdekur 3 persona. Tre të tjerë u plagosën përfshirë edhe dy efektivë policie, ndërsa 6 persona u arrestuan, bashkë me ta edhe një grua, protagoniste në ngjarje.


I pari i identifikuar prej viktimave ishte 48-vjeçari Andon Tefi i cili udhëtonte bashkë me një grua në një automjet tip Mercedes. Ka qenë pikërisht ky, që ka hapur zjarr i pari ndaj personave të grupit tjetër, ekzaktësisht ndaj një personi mbi motorr.

Personi i dytë i mbetur viktimë e kësaj ngjarjeje sipa mediave greke është Gëzim A, 46 vjeç që besohet se ka qenë në fakt edhe personi më problematik në këtë histori.  Sipas medias greke ai kishte precedentin më të rëndë penal nga të gjithë personazhet e tjerë që terrorizuan kryeqytetin grek.

Media greke newsit.gr ka publikuar foto të 46-vjeçarit (i dyti prej viktimave) me të cilin ka folur më herët Andon Tefi, shqiptari që ishte në “Mercedes-Benz”.

Besohet se Tefi me origjinë nga qyteti i Korçës, njëherësh pronari i një servisi, ka negociuar për të bërë takimin me viktimën 46-vjeçare. I vdekur në këtë ngjarje mbeti edhe një 23-vjeçar që u perplas me makinë 2 herë.

Ngjarja

Gjatë orëve të mbrëmjes, dje, në zonën e Patisias  48-vjeçari shqiptar që drejtonte makinën “Mercedes”, me pasagjere bashkëkombasen e tij 43-vjeçare, ka qëlluar mbi një grup të huajsh (gjithsej 7), të cilët lëviznin me një motor dhe dy makina pasagjerësh, ndërsa me makinë ka tërhequr zvarrë njërin prej tyre 23-vjeç, i cili ishte pasagjer në një nga kundërshtarët.

 Nga plumbat ka rënë i vdekur 46-vjeçari që drejtonte motorin, ndërsa i plagosur ka mbetur edhe djali i tij 22-vjeçar, i cili drejtonte makinën e pasme me pasagjerin 23-vjeçar. Më pas 43-vjeçarja që udhëtonte në Mercedes, ka marrë timonin e makinës dhe ka goditur për herë të dytë 23-vjeçarin, i cili tashmë ishte i plagosur në rrugë dhe i cili dha frymën e fundit në spital. 48-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes në këmbë dhe nën kërcënimin e armës, i ka marrë një makinë shoferit  të një Toyota Yaris dhe është nisur drejt zonës së Açarnit.

Më pas, në Agioi Anargyrou, ai ka hyrë në një lokal dhe i ka marrë paratë pronarit, nën kërcënimin e armës. Duke dalë nga dyqani, ai është pikasur nga policia e veprimit të menjëhershëm që po e kërkonte dhe e njohu nga përshkrimet. Policët kanë tentuar ta vënë nën kontroll, por 48-vjeçari, duke parë makinën e patrullës, ka qëlluar drejt tyre, duke plagosur njërin në gjoks dhe këmbë dhe të dytin në këmbë. Policia është kundërpërgjigjur duke e plagosur për vdekje. Deri më tani janë sekuestruar dy pistoleta, 3 makina dhe një motoçikletë dhe pesë persona të tjerë janë futur dhe po merren në pyetje. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

Shpalosi flamurin e Palestinës, por FIFA nuk do ta sanksionojë trajnerin e Egjiptit
Sport

Shpalosi flamurin e Palestinës, por FIFA nuk do ta sanksionojë trajnerin e Egjiptit

5 Korrik, 2026 10:50 pm
Shuhet vatra e zjarrit në Peshtan
Aktualitet

Shuhet vatra e zjarrit në Peshtan

5 Korrik, 2026 9:21 pm
Netanyahu mohon përçarjen me Trump: Jo gjithmonë biem dakord
Bota

Netanyahu mohon përçarjen me Trump: Jo gjithmonë biem dakord

5 Korrik, 2026 8:54 pm
Dita e 36-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 36-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë

5 Korrik, 2026 7:51 pm
Zjarret në vend/ Mbrojtja: 5 vatra ende aktive
Aktualitet

Zjarret në vend/ Mbrojtja: 5 vatra ende aktive

5 Korrik, 2026 7:45 pm
Zjarri në Fier, evakuohen 11 familje
Aktualitet

Zjarri në Fier, evakuohen 11 familje

5 Korrik, 2026 5:55 pm
Berisha reagon për protestën: Shqiptarët i organizuan Ramës funeralin e tij politik
Kryesore

Berisha reagon për protestën: Shqiptarët i organizuan Ramës funeralin e tij politik

5 Korrik, 2026 4:01 pm
Gjyqi/ Dy protestues mbeten në arrest shtëpie, lirohen 19 të tjerët
Kronikë

Gjyqi/ Dy protestues mbeten në arrest shtëpie, lirohen 19 të tjerët

5 Korrik, 2026 3:10 pm
Zjarr në një sipërfaqe me ullishte në Drizë të Fierit
Aktualitet

Zjarr në një sipërfaqe me ullishte në Drizë të Fierit

5 Korrik, 2026 1:37 pm
Të shtëna me armë gjatë festimeve të 4 korrikut në Bruklin, tetë të plagosur
Bota

Të shtëna me armë gjatë festimeve të 4 korrikut në Bruklin, tetë të plagosur

5 Korrik, 2026 1:11 pm
Para
Vetëm një ditë nga hapja e tunelit të Skërficës, pezullohen 8 leje drejtimi

Vetëm një ditë nga hapja e tunelit të Skërficës, pezullohen 8 leje drejtimi

Nis pajisja me karta identiteti dhe pasaportë për shqiptarët që jetojnë në Kanada

Nis pajisja me karta identiteti dhe pasaportë për shqiptarët që jetojnë në Kanada

I riu vdiq në aksident, xhaxhai kërkoi t’i merrte familjes lekët e dëmshpërblimit

I riu vdiq në aksident, xhaxhai kërkoi t'i merrte familjes lekët e dëmshpërblimit
















TE FUNDIT

Shpalosi flamurin e Palestinës, por FIFA nuk do ta sanksionojë trajnerin e Egjiptit

Shpalosi flamurin e Palestinës, por FIFA nuk do ta sanksionojë trajnerin e Egjiptit
5 Korrik, 2026

Pas triumfit agonistik me penallti ndaj Australisë në 1/16 të finaleve, trajneri i Egjiptit Hossam Hassan u bë protagonist i...

Lexo më shumë

Shuhet vatra e zjarrit në Peshtan

Shuhet vatra e zjarrit në Peshtan
5 Korrik, 2026

Shuhet edhe vatra e fundit e zjarrit ne Peshtan. Operacioni i shuarjes se flakëve që nisi ne mesditë është mbyllur...

Lexo më shumë

Netanyahu mohon përçarjen me Trump: Jo gjithmonë biem dakord

Netanyahu mohon përçarjen me Trump: Jo gjithmonë biem dakord
5 Korrik, 2026

Benjamin Netanyahu ka hedhur poshtë zërat për një përçarje mes tij dhe Presidentit Donald Trump. “Nuk mendoj se ka ndonjë...

Lexo më shumë

Dita e 36-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë

Dita e 36-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë
5 Korrik, 2026

Qytetarët janë mbledhur edhe sot para Kryeministrisë, në ditën e 36 të protestës. Ata kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe qeveri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}