Aktualitet

Foto/ Grabitën dhe dhunuan për vdekje një 89-vjeçar në Mallakastër, këta janë dy autorët



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:14 - 20/11/22 |
Opi Nion

Personat që po shihni në foto janë Musa Gudo dhe Ervis Halimi, dy autorët të cilët dhunuan për vdekje një 89-vjeçar në banesën e tij ku kishin hyrë për të grabitur, në fshatin Klos të Mallakastrës.

Dy të rinjtë, 22 dhe 28-vjeç janë arrestuar nga policia menjëherë pas krimit dhe akuzohen për veprën penale “Vjedhja me pasojë vdekjen”.

Dy të arrestuarit nën kërcënimin e armës,i morën një shumë parash 89-vjeçarit Çaush Shehajt, dhe ushtruan dhunë mbi të. Edhe pse u dërgua për mjekim në spital, i moshuari nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra.

Ndërkohë,  Musa Gudo nuk është emër i padëgjuar për policinë, pasi në vitin 2020 ai ishte dënuar me 2 vite burg, pasi u shpall fajtor për përdhunimin e një vajze 23-vjeçare në Fier./Opinion.al

 

Pas