Aktualitet

FOTO/ Edhe pas shkarkimeve,radhë të gjata në ambasadën shqiptare në Athinë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:21 - 23/09/20 |
Al Do

Emigrantët shqiptarë në Greqi vijojnë të jenë peng i radhëve të pritjes në ambasadën shqiptare në Athinë.

Në disa pamje të ardhura në adresë të redaksisë së opinion.al, shihen se si qytetarët qëndrojnë në radhë të gjata në dyert e ambasadës duke pritur të aplikojnë dhe të tërheqin pasaportat e tyre.

Nuk dihet shkaku se përse krijohen këto radhë në dyert e ambasadës. Kryeministri Rama pak ditë më parë në vizitën e tij në Athinë, gjatë një takimi me emigrantët i kërkoi atyre ndjesë për cilësinë e ulët të shërbimit në ambasadë dhe iu dha garanci për të ardhmen.

Gjithashtu pak kohë më parë u shkarkua një pjesë e madhe e stafit të ambasadës sonë në Athinë, përfshi edhe ambasadoren.

Por situata ende ka mbetur e njëjtë. Në denoncimin e ardhur në opinion.al, thuhet se në rrugën ku ndodhet ambasada jonë në Athinë ndodhen edhe 80% e ambasadave të gjithë botës.

Pyetja esht pse vetem tek ne! Pse gjithmonë ne kemi probleme. Një qytetari që donte të filmonte ja mori ai roja telefonin nga dora me dhunë. Mua s’ma mori dot se jam dhe unë nji djal i ri dhe Baba.”, shkruan qytetari./ Opinion.al

unnamed unnamed (2) Webp.net-resizeimage Webp.net-resizeimage (1)
<
>

Pas