Kronikë

Foto/Aksident me vdekje në Fier


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:30 - 20/05/22 |
Opi Nion

Një aksident me vdekje është regjistruar mbrëmjen e sotme në Fier. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Seman, në fshatin Hoxharë e Vjetër, ku një makinë tip “Audi” përplasur një motomjet.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit, trupi i të cilit kishte përfunduar në një kanal në anë të rrugës.

Policia  ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit, i cili ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Sot rreth orës 19:10, në aksin rrugor Fier-Seman, në fshatin Hoxharë e Vjetër, një automjet tip “Audi” ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin B. S., 67 vjeç, banues në Dërmënas, i cili ka ndërruar jetë.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit i cili ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”,-njofton policia./Opinion.al

Pas