Te Fundit

FOTO/1.5 ton drogë nga Shqipëria në Turqi, tre të arrestuar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:00 - 07/12/21 |
Opi Nion

Gjatë një operacion antidrogë në Muglas, është sekuestruar një sasi prej 1.5 ton drogë që ishte dërguar nga Shqipëria në Turqi.

Gjatë operacionit janë arrestuar edhe tre persona, të cilët ishin të armatosur.

Mediat turke shkruajnë se autoritetet vendase kishin mësuar se një sasi e madhe droge do të vinte nga Shqipëria në Turqi nëpërmjet detit.

Në kuadër të hetimeve të kryera nga Kryeprokurorët Publikë të İzmirit dhe Torbalit, pas ndjekjes teknike dhe fizike nga ekipet e Degës Kundër Kontrabandës dhe Krimit të Organizuar të Komandës së Xhandarmërisë së Provincës İzmir (KOM), u krye një operacion, nën koordinimin e komandës së xhandarmërisë së krahinës Muğla dhe komandës së rojës bregdetare.

Në operacion u sekuestruan rreth 1.5 ton kanabis, u ndaluan 3 të dyshuar dhe u sekuestruan 3 pistoleta.

Nga ana tjetër, sipas informacioneve të marra nga burimet e sigurisë, mësohet se të dyshuarit e kanë sjellë drogën me skaf, më pas e kanë nxjerrë në breg dhe e kanë fshehur në zonën pyjore.

Mësohet se hetimet për ngjarjen po vazhdojnë./Opinion.al

Pas