Bota

Forcat ukrainase eliminojnë 2 gjeneralë të ushtrisë ruse, i 3 në gjendje kritike


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:49 - 23/04/22 |
Opi Nion

Forcat ukrainase kanë ndarë lajmin e të tjerave humbjeje për kundërshtarin. Në një postim në rrjetet sociale, Ministria e Mbrojtjes ukrainase ka informuar se gjatë luftimeve në rajonin juglindor Kherson kanë mbetur të vrarë dy gjeneralë rus.

Në postimin e ministrisë është bërë e ditur se një tjetër gjeneral i lartë i ushtrisë ruse ka mbetur i plagosur rëndë dhe se ai është evakuuar në gjendje kritike.

Raportohet se deri më tani nuk dihen identitetet e gjeneralëve por po punohet për specifikimine  të dhënave të tyre personale.

Ministria gjithashtu informoi se ushtria ukrainase ka sulmuar të premten një pikë kontrolli të Rusisë./Opinion.al

Pas