Një ditë pas atentatit të ndodhur në Fushë-Krujë, ku mbetën të vrarë shtetasit Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha, policia vijon punën për kapjen e atentatorëve.
Sipas “News24”, policia ka shoqëruar mbi 10 persona në lidhje me atentatin e të dielës në mbikalimi e Fushë-Krujës.
Mësohet se të shoqëruarit janë dërguar në Drejtorinë e Policisë së Durrësit. Ndërsa edhe sot me dhjetëra forca të FNSH kanë mbërritur në Fushë Krujë, për të mbledhur të tjera prova nga vendngjarja.
Kujtojmë se ndaj makinës me të cilën lëviznin tre të rinjtë u qellua me breshëri kallashnikovi rreth 60 herë, duke bërë që mjeti të shpërthente në flakë.
Në të u dogjën brenda 22-vjeçari Martinaj dhe Besmir Hoxha. Diklen Vata ka arritur të dalë i gjallë nga makina por atentatorët janë kthyer për ta ekzekutuar, duke u siguruar që edhe ai kishte vdekur.