Bota

Video/Përplasen dy avionë, humbin jetën 4 persona në Las Vegas



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:20 - 18/07/22 |
Opi Nion

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbi aeroportin në Veri të Las Vegas-it, ku nga përplasja e dy avionëve humbën jetën katër persona.

Ngjarja ndodhi pasditen e të dielës, ku një avion tip “Piper PA-46” dhe një “Cessena 172” u përplasën duke shkaktuar humbjen e personave që ishin brenda tyre.

Sipas mediave, në secilin avion ndodheshin nga dy persona.

Ndërkohë, nuk dihet ende shkaku i përplasjes, por hetimet fillestare tregojnë se avioni “Piper PA-46” po përgatitej të ulej kur u përplas me avionin “Cessna 172” sipas Administratës Federale të Aviacionit të SHBA.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë rrënojat e djegura të njërit prej avionëve./Opinion.al

Pas