Bota

Florida/ Numri i viktimave rritet ndërsa uragani Ian forcohet



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:17 - 30/09/22 |
Opi Nion

Ekipet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë punën në Florida pas uraganit Ian, i cili shkatërroi një pjesë të madhe të shtetit amerikan.

Të paktën 10 persona kanë vdekur në këtë shtet, por zyrtarët kanë frikë se numri i konfirmuar mund të rritet ndjeshëm.

Joe Biden ka paralajmëruar se stuhia mund të jetë uragani më vdekjeprurës në historinë e Floridës, me një “humbje të konsiderueshme jetësh”.

Ian tani po lëviz në brendësi të vendit dhe po shkon drejt Karolinës së Veriut dhe Jugut.

Ndërkohë energjia elektrike është ndërprerë për rreth 2.2 milionë shtëpi dhe biznese në Florida. Përmbytjet kanë qenë aq të mëdha sa kanë bllokuar disa njerëz në shtëpitë e tyre, ndërsa Garda Kombëtare po shkon derë më derë në qytetin e Orlandos për të shpëtuar të bllokuarit.

10 vdekjet që janë konfirmuar ishin të gjitha në qarkun jugperëndimor Charlotte, në të cilin u regjistruan erëra të forta.

Joseph Tiseo, një komisioner lokal, i tha BBC-së se zona kishte një erë shumë të fuqishme që zgjati për 12 orë rresht. Ai tha se nuk është ende e qartë se sa prej vdekjeve të shënuara në atë zonë ishin rezultat i drejtpërdrejtë i uraganit.

Guvernatori i shtetit Ron DeSantis tha në një konferencë shtypi të enjten në mbrëmje se dëmet në Fort Myers, një qytet pranë portit atje, ishin “pothuajse të papërshkrueshme”.

“Unë do të thoja se dëmi më i madh që pashë ishte në plazhin Ford Myers, disa nga shtëpitë u rrafshuan, kishin mbetur vetëm pllaka betoni”./Opinion.al

 

Pas