Aktualitet

Video/ Kontrolle në Elbasan për kapjen e personave në kërkim, 2 të arrestuar



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:39 - 30/09/22 |
Opi Nion

Policia e Elbasanit ka organizuar operacionin “Center” me qëllim kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Në një njoftim për mediat bëhet me dije se janë kapur dy persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Bëhet fjalë për shtetasin A. S., 30 vjeç, banues në Elbasan, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg “, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;

Po ashtu ka rënë në prangat e policisë M. A., 36 vjeç, banues në Elbasan, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Pas