Ish-lideri i demokratëve Sali Berisha ka njoftuar daljen në një konferencë për mediat gjatë kësja pasditeje. E ndërsa ka nisur konferenca, shihet se në tryezë janë vendosur edhe formularët me firmat që Berisha njoftoi se do të depozitohen sot në PD, në kërkesën për mbajtjen e kuvendit. Berisha njoftoi gjithashtu bashkimin e Floriana Garos në nismën e tij, si drejtore e komunikimit. /Opinion.al