Kryesore

Berisha: Formularët dorëzohen tek Kryetari i Këshillit Kombëtar Edi Paloka


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:45 - 10/11/21 |
el ida

Ish-lideri demokrat Sali Berisha ka vendosur të dorëzojë tek Edi Paloka 4200 firmat e  mbledhura për mbajtjen e kuvendit të kësja force politike. Berisha tha se e merr këtë vendim për rolin e Palokës, në cilësinë e Kryetarit të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

“Këto formularë shkojnë me garancinë e plotë se do të ruhet privatësia e të dhënave personale, pasi formularët kanë jo vetëm gjeneralitetet, por edhe numrin e kartës së anëtarësisë dhe kartës së identitetit”, tha Berisha. Kujtojmë gjithashtu se Paloka ka qenë një ndër mbështetësit e nismës së Sali Berishës./Opinion.al

 

 

 

Pas