Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Flet i riu i cili goditi me grusht mjekun roje të Spitalit Ushtarak

2017/05/10 at 8:25 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Flet i riu i cili goditi me grusht mjekun roje të Spitalit Ushtarak

Shpendi Shyti,26  vjeçari i cili goditi me grusht mjekun roje të Spitalit Ushtarak, me anën e një letre dërguar gazetës “Panorama”, shpjegon arsyet e veprimeve të tij. Në letër ai shkruan përse ka kryer një sjellje të tillë ndaj mjekut roje, cilat ishin rrethanat e ngjarjes dhe si ndodhi gjithçka, pasditen e së premtes së kaluar.

Shyti gjithashtu ka përfshirë në letër vendimin e mëvonshëm për “detyrim paraqitjeje” nga Gjykata e Tiranës, si dhe gjithçka çfarë ndodhi në pavion kur ai kishte sjellë të ëmën e sëmurë nga një sëmundje e pashërueshme në kocka. Më poshtë është letra e plotë që 26¬ vjeçari ka dërguar për “Panorama”, duke dhënë versionin e tij për incidentin.

Letra e plotë e 26 vjeçarit    

Unë që po ju shkruaj jam Shpendi Shyti. Do t’ju them të vërtetën në lidhje me ngjarjen e ndodhur të premten, madje për këtë të vërtetë mundem t’ju vë në dispozicion edhe dëshmitarë të tjerë. Ditën e premte, pasdite, nëna më telefonoi pasi unë isha në punë.

Nëna më tha se ishte shumë keq. Unë shkova dhe e mora. Telefonova ambulancën, por nuk erdhi. Mora një taksi me 5 mijë lekëshin e fundit që kisha dhe u drejtova drejt Spitalit Ushtarak. U paraqita në urgjencë. Aty më thanë ta çoja tek urgjenca provizore, te hyrja e Spitalit Ushtarak. Atje shkova dhe u thashë: “Ju lutem sillni një barelë sepse në gjendjen që është nëna nuk mund të lëvizë. Ngaqë nëna ime vuan nga një sëmundje e pashërueshme në kocka. Përgjigjja e doktorit ishte: “S’kemi barelë”. “Hajde vëlla urgjent!”, i thashë.

Ai nuk lëvizi nga vendi. Aty fillova të nervozohem. Doktori doli jashtë, u afrua pranë taksisë ku ndodhej nëna, dy metra larg pacientes ishte, dhe nuk e preku me dorë fare. Më tha: “Dërgoje te ‘Nënë Tereza’ se s’kam”. U mërzita shumë dhe i thashë: “Më sill ambulancën ta çoj, sepse ajo s’i duron dot tronditjet”. “S’kemi terezinë tuaj”, më tha. Në atë moment dëgjova rënkimin e nënës. Një impuls shumë i fortë ma përshkoi trupin. Dhe pas atij sekondi të ligë ndodhi ajo që ndodhi. Unë dola nga vetja.

Por të jeni më se të sigurt, revoltimi im nuk ishte vetëm me mjekun, por kundër të gjithë sistemit. Pa dyshim që dhuna nuk zgjidh punë, por unë jam 26 vjeç. Dhe pas këtij momenti e kuptoj që kam 26 vjet që po fle gjumë. Tani u zgjova. Sapo të mbarojë procesi gjyqësor dhe të mbyllet kjo çështje, unë do të largohem bashkë me familjen për të mos e kthyer kokën mbrapa më. Unë e dua shumë Shqipërinë, por më shumë dua nënën time dhe familjen time.

Etiketa: flet i riugodi me grusht mjekunspitali ushtarak

Ju sugjerojmë

“Gjurmohen pleq të pasur”, gazetari flet për mashtrimet me call center
-U tha në Opinion

“Gjurmohen pleq të pasur”, gazetari flet për mashtrimet me call center

21 Janar, 2026 11:03 pm
Si mashtrojnë call center-at në Shqipëri, gazetari zbërthen skemën
-U tha në Opinion

Si mashtrojnë call center-at në Shqipëri, gazetari zbërthen skemën

21 Janar, 2026 10:56 pm
Trump: Pa ne, NATO nuk i tremb dot Rusinë dhe Kinën
Bota

Trump heq tarifat për Groenladën pas takimit me Mark Rutte

21 Janar, 2026 10:44 pm
Pas dy aksidenteve hekurudhore, sindikata e makinistëve në Spanjë lajmëron grevë
Bota

Pas dy aksidenteve hekurudhore, sindikata e makinistëve në Spanjë lajmëron grevë

21 Janar, 2026 9:03 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Gorenlanda/ Trump: Nuk dua dhe nuk do të përdor forcën

21 Janar, 2026 8:23 pm
Silvinjo: Respekt për Ukrainën, por jemi përgatitur për fitore
Sport

Në pritje të playoffit të Botërorit, Sylvinho: Duhet të gabojmë sa më pak

21 Janar, 2026 7:06 pm
Rama mbërrin në Vlorë, pritet të takojë vajzën e Presidentit Trump
Aktualitet

Rama mbërrin në Vlorë, pritet të takojë vajzën e Presidentit Trump

21 Janar, 2026 6:33 pm
Dosja 5D/ Lirohet nga qelia Taulant Tusha
Kronikë

Dosja 5D/ Lirohet nga qelia Taulant Tusha

21 Janar, 2026 6:29 pm
Trump i kërkon Papës të bëhet pjesë e Bordit të Paqes për Gazën
Bota

Trump i kërkon Papës të bëhet pjesë e Bordit të Paqes për Gazën

21 Janar, 2026 6:02 pm
Pezullimi i Ballukut nga detyra, Kryeministria çon vendimin e GJKKO në Kushtetuese
Kryesore

Shkarkime dhe emërime në disa institucione, çfarë ka vendosur Këshilli i Ministrave

21 Janar, 2026 5:58 pm
Para
Nuk është ashtu si duket/ E vërteta e lypësit invalid në Tiranë

Nuk është ashtu si duket/ E vërteta e lypësit invalid në Tiranë

Zhduket “në drejtim të paditur” defibrilatori i Urgjencës së Tiranës

Zhduket “në drejtim të paditur” defibrilatori i Urgjencës së Tiranës

Nuk i keni parë ndonjëherë/ Imazhe mahnitëse se si duket dielli nga planetët e tjerë!

Nuk i keni parë ndonjëherë/ Imazhe mahnitëse se si duket dielli nga planetët e tjerë!

TE FUNDIT

“Gjurmohen pleq të pasur”, gazetari flet për mashtrimet me call center

“Gjurmohen pleq të pasur”, gazetari flet për mashtrimet me call center
21 Janar, 2026

Aksioni policor i disa ditëve më parë për goditjen e një aktiviteti mashtrues call center-ash në Tiranë zbuloi skemën e...

Lexo më shumë

Si mashtrojnë call center-at në Shqipëri, gazetari zbërthen skemën

Si mashtrojnë call center-at në Shqipëri, gazetari zbërthen skemën
21 Janar, 2026

Gazetari Taulant Kopliku, i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, tregoi skemën sesi mashtrohen europianët, përmes call center-ave në...

Lexo më shumë

Trump heq tarifat për Groenladën pas takimit me Mark Rutte

Trump: Pa ne, NATO nuk i tremb dot Rusinë dhe Kinën
21 Janar, 2026

Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi se nuk do të vendosë tarifat që ishin planifikuar të hynin në fuqi më 1...

Lexo më shumë

Pas dy aksidenteve hekurudhore, sindikata e makinistëve në Spanjë lajmëron grevë

Pas dy aksidenteve hekurudhore, sindikata e makinistëve në Spanjë lajmëron grevë
21 Janar, 2026

Sindikata spanjolle e makinistëve të trenave SEMAF ka thirrur një grevë tre-ditore mbarëkombëtare për datat 9, 10 dhe 11 shkurt,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com