Kronikë

Flet babai i 6-vjeçares në Kamëz: Nuk kam abuzuar seksualisht, vetëm e kam rrahur


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:53 - 02/11/21 |
Opi Nion

27-vjeçari, Rajmond Kunora, ka folur para trupës gjykuese duke pranuar se e ka dhunuar vajzën e tij 6 vjeçe, por ka mohuar abuzimin seksual.

“Abc news” shkruan se Kunora ka treguar se e ka rrahur me thupër vajzën e mitur, pasi ajo merrte shumë shpesh në telefon nënën e saj.

Sipas tij, kjo gjë e bezdiste, dhe prandaj e ka rrahur. Po ashtu ai ka thënë që e ka çuar vet në spital.

Ndërkohë Gjykata e Tiranës ka vendosur të lërë në masën “Arrest me burg” 27-vjeçarin, i cili akuzohet se ka dhunuar dhe abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mitur./Opinion.al

Pas