Politikë

Meta takon Di Maion: Italia një partner strategjik i Shqipërisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:16 - 02/11/21 |
Opi Nion

Presidenti Ilir Meta ka takuar në Romë, ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio.

Meta ka publikuar një foto me të, në rrjetet sociale, me ministrin italian, ndërsa ka treguar detaje nga biseda.

Kreu i shtetit thotë se Italia është një partner strategjik i vendit tonë, me rol proaktiv në mbështetje të perspektivës evropiane.

Një takim i ngrohtë në Romë me Ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio, në punimet e Konferencës Ndërkombëtare “Rrugë të reja për t’u përkujdesur – Bota pas Pandemisë së COVID-19″.

Italia është një partner strategjik i Shqipërisë, me rol proaktiv në mbështetje të perspektivës tonë europiane, marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale me të cilën meritojnë të fuqizohen më tej, në të gjitha fushat.

Komuniteti arbëresh dhe emigracioni shqiptar në Itali, urë e rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve”-shkruan Meta./Opinion.al

Pas