Aktualitet

Denonco Kadastrën/Rama:Çdo ankesë e qytetarit, direkt tek ministri i Drejtësisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:35 - 02/11/21 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se brenda këtij mandati do të përfundojë inventarizimi digjital i pronave dhe dhe do të mbyllen sportelet e Kadastrës

Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë prezantoi dritaren e re “Denonco Kadastrën” tek Shqiperiaqeduam.al do të lidhë në kohë reale çdo ankues me ministrin e Drejtësisë dhe Rrjetin Antikorrupsion të Ministrisë së Drejtësisë.

#RevolucioniDigjital i Kadastrës, që brenda këtij mandati do të zgjidhë më në fund hallet e qytetarëve me këtë shërbim, falë përfundimit të inventarizimit digjital të pronave dhe mbylljes definitive të sporteleve, duhet të shoqërohet në ndërkohë me rritjen e presionit Antikorrupsion mbi Kadastrën.

Dritarja e re “Denonco Kadastrën” tek Shqiperiaqeduam.al do të lidhë në kohë reale çdo ankues me ministrin e Drejtësisë dhe Rrjetin Antikorrupsion të Ministrisë së Drejtësisë.

“Denonco Kadastrën” këtu  www.shqiperiaqeduam.al”, shkruan Rama./Opinion.al

Pas