Sport

Flamurtari rrëzon Kukësin në “Elbasan Arena”


               Publikuar në : 18:10 - 14/04/19 |
el ida

Kukësi duket se ka humbur shpresat për të fituar titullin kampion në Kategorinë Superiore pas humbjes 1-2 ndaj Flamurtarit, një rezultat që vendos në dyshim edhe kupat europiane për verilindorët.

Në “Elbasan Arena”, Kukësi pavarsisht ritmit të lartë, shkoi në pushim me rezultatin 0-1, pasi Sukaj iu dha avantazhin vlonjatëve.

Në pjesën e dytë, Flamurtari arriti të shënojë sërish, këtë radhë me Emiliano Mustën, duke tronditur ekipin e trajnerit Gjoka. Presioni i Kukësit për të marrë pikë solli ngushtimin e rezultatit me Reginaldon, në një gol pranë vijës fatale, por nuk ndryshoi rezultatin final.

Kukësi tani është vetëm një pikë mbi Flamurtarin e vendit të tretë, i cili me këtë fitore shkon në kuotën e 47 pikëve./Opinion.al

Pas