InstaBIZ

Flamujt e Izraelit dhe Palestinës, Madona provokon në Eurovision 2019


               Publikuar në : 09:30 - 19/05/19 |
Opi Nion

Madona ishte e ftuar në natën finale në të Eurosong 2019 në Tel Aviv, ku performoi këngën e saj të publikuar para 30 viteve, “Like a Prayer”.

Por, pavarësisht se “ndezi” skenën, këngëtarja e njohur ka ngjallur polemika në Izrael, pasi dy prej balerinëve të saj në fund të perfomancës u shfaqën me flamujt e Izraelit dhe Palestinës të stampuar në veshjet e tyre.

Madona është shprehur se; “të mos harrojë kurrë fuqinë e muzikës për ti bashkuar njerëzit. Në fund të fundit, muzika i bën njerëzit bashkë”.

Po ashtu, më herët, Madonna ishte shprehur se donte të përdorte performancën e saj për të krijuar ‘një rrugë të re drejt paqes’ dhe nuk do të stepej nga presioni politik.

Ndërkohë, Eurovizioni ka konfirmuar se nuk kishte miratuar një shfaqje të tillë dhe se Madonna ishte e vetëdijshme se ngjarja duhet të jetë “jo-politike”./ Opinion.al E.Xh.

Pas