InstaBIZ

Video/ Sulmohet Arnold Schwarzenegger, i riu e qëllon me…


               Publikuar në : 09:41 - 19/05/19 |
Opi Nion

Aktori i njohur Arnold Schwarzenegger, është sulmuar nga një person, teksa po merrte pjesë në një aktivitet sportiv në nder të tij, në një palestër në Sandton të Afrikës së Jugut.

Ndërkohë që Schwarzenegger po bënte një video-selfie me atletët, një person u shkëput nga spektatorët dhe e goditi me shkelm yllin e “Terminator” në kurriz.

Autori i sulmit u arrestua nga policia, ndërsa ende nuk dihen shkaqet që e çuan atë të ndërmerrte një akt të tillë.

Arnold Schwarzenegger, reagoinë “Twitter” pas sulmit, dukeu shprehur se është mire dhe se nuk kishte pësuar asgjë dëmtim.

“E kuptova që isha goditur vetëm pasi pashë video. Kujtova se u shtyva nga turma dhe kjo është një gjë e zakonshme. Jam shumë i lumtur që idioti nuk më prishi videon”, shkruan aktori 71 vjeçar./ Opinion.al E.Xh.

Pas