Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fjalimi i fundit i qenit!

2019/12/11 at 12:14 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Kombi, i qartë në 30 qershor: Ai kërkon urgjentisht zgjidhje tjetër

Nga Artan Fuga:

Unë qeni akuzoj : Ham ham ham:

Se pasi paguajmë pa fund shkencëtarë, se pasi iu vemë emra të mëdhenj : institute, universitete, akademira, qendra studimore, a dreqi me të birin, se pasi japim tituj e grada shkencore, se pasi vendosim se cilat janë kriteret idiote për matjen e punës shkencore, se pasi botojmë artikuj, libra, monografi leshi, se pasi gjoja kemi ministri shkence pa pikën e shkencës, se pasi kemi akademira që prej vitesh harxhojnë paranë publike sipas qejfit, se pasi në vend të shkencëtarëve dinamikë mbajmë me lekë individë që e kanë mbyllur punën e shkencës prej vitesh dhe tani i qendrojnë kalipiç mendjes shqiptare dhe e përdorin si gomar per të mbushur ujë, se pasi iu bërtet:

Oreeee jeni në vete ku po vemiiiiiiiiii! , nuk të dëgjojnë por të shpallin dhe të trajtojnë si armik i popullit, se pasi bëjmë gjoja reforma tekstesh, shkollash, akademish, universitetesh, në ditën e hallit rrimë si hajvanë duke përrallisur për pllakat afrikane dhe europiane që i hipin njera tjetrës në Hamallaj.

Laboratorit që mat magnitudën i ikin dritat tamam kur pas një mijë vjetësh që qendron kot duhet të punonte.

Në televizione dalin lloj lloj shkencëtarësh që na thonë tautologjira se:

Tërmeti ra sepse ra! Tërmeti ra në Shkallnuer sepse lëvizi Afrika a diku andej nga Spanja!

Mbesim si të shkalluar! Mbesim pa tru, pa mendje, pa gojë dhe në atë moment në vend të thërrasim rroftë shkenca, rroftë teknologjia, rroftë dija, nuk na mbetet të thërrasim :

Rroftë qeni!!!!!

Qeni që me nuhatjen e tij instinktive doli më i vlefshëm sa qindra doktoratura, qindra tituj, dhjetra qendra studimore dhe akademi e katedra, Qeniiiiii!

T’i bëjmë monument qenit dhe t’a vendosim në mes të Tiranës, aty ku është busti i Fan Nolit, a në Durrës te Veliera, a te muzeu arkeologjik, qeni që ka të drejtë duke lehur të mbajë fjalimin e tij madhështor duke e mbyllur me :

Ju dhjefsha reformat e arësimit, shkencës, akademive se gjithçka e bëni thjesht për të lehur, gjoja, kot, sepse as reformën e logjikës shkencore nuk keni bërë!

Ham ham ham!

Në vend të bëjmë shkencë dhe të zhvillojmë dijen për të përballur jetën shohim yjet me teleskop, bëjmë llogje për romane që janë paçavure idologjike, bëjmë gjoja studime ekonomie nga elifimatrakë dhe injorantë servila partish politike, bëjmë me tituj shkencorë individë që as diplomë universiteti nuk kanë për atë çka pretendojnë se janë, paguajmë me honorare për gjoja artikuj në shkenca teknollollollogjike gjithfarë miqsh, krushqish, marrim në punë gocën e tezes dhe djalin e krushkut, korrupsion gjigand prej qensh rrugësh në arsim, shkencë dhe kërkim!

Qeni që bërtet:

Oeeeej a keni tru moreeeeee? Ku e keni shkencën o idiota? Ham – ham – ham! Ore a keni veshë të dëgjoni more qënër me dy këmbë oeeeeej!

Ku e keni reformën e arësimit dhe të shkencës që na keni bërë prej dekadash të lehim si qenër a të pëllasim si lopët në therrtoreeeeee. Ham – ham – ham! Ore po vdisni dynjanë me një shkencë të paqenë moreeeeee! A e kuptoni se jemi në injorancëëë moreeeeeee! Ham – ham – ham! Turp mo turp nuk kemi, në ditën e hallit ngelëm në dorën e një qeniii !

Ju sugjerojmë

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet
Aktualitet

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet

5 Korrik, 2025 10:48 pm
Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse
Bota

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse

5 Korrik, 2025 10:28 pm
Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur
Bota

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur

5 Korrik, 2025 10:01 pm
Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta
Bota

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta

5 Korrik, 2025 9:27 pm
Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

5 Korrik, 2025 8:52 pm
“Kushte çnjerëzore”, ish-gazetari i REL rrëfen jetën në burgjet bjelloruse
Bota

“Kushte çnjerëzore”, ish-gazetari i REL rrëfen jetën në burgjet bjelloruse

5 Korrik, 2025 8:38 pm
Shkeli perimetrin e sigurisë në plazhin e Borshit,policia gjobit drejtuesin e skafit
Aktualitet

Shkeli perimetrin e sigurisë në plazhin e Borshit,policia gjobit drejtuesin e skafit

5 Korrik, 2025 8:21 pm
Shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan/Pas 5 ditësh, vatra kryesore është inkapsuluar
Aktualitet

Shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan/Pas 5 ditësh, vatra kryesore është inkapsuluar

5 Korrik, 2025 8:03 pm
Raportohet për të paktën 44 të vrarë në Gazë
Bota

Sulmet ajrore izraelite vrasin 24 palestinezë në Gazë, disa po kërkonin ushqim

5 Korrik, 2025 7:20 pm
Tregu i ndërtimit në Shqipëri dhe sfidat me taksat
Aktualitet

Tregu i ndërtimit në Shqipëri dhe sfidat me taksat

5 Korrik, 2025 7:05 pm
Para
Tërmeti/ Rama në Laç, humb disa herë qetësinë

Tërmeti/ Rama në Laç, humb disa herë qetësinë

Dvorani përfundon dëshminë në Prokurori: Jam i gatshëm të përballem….

Dvorani përfundon dëshminë në Prokurori: Jam i gatshëm të përballem....

Di Maio viziton Vorën: Italia do mbështesi edhe procesin e rindërtimit

Di Maio viziton Vorën: Italia do mbështesi edhe procesin e rindërtimit

TE FUNDIT

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet
5 Korrik, 2025

“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjen kënaqësi te vizatimi; veprat e tij me ngjyra të forta dhe ndjesi psikodelike ekspozohen...

Lexo më shumë

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse
5 Korrik, 2025

Komandanti më i lartë ushtarak i Ukrainës, Oleksandr Syrskyi deklaroi sot se do të kryejnë një ofensivë të re të...

Lexo më shumë

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur
5 Korrik, 2025

Të paktën 24 persona kanë vdekur dhe më shumë se 20 persona rezultojnë të zhdukur, pas shirave të rrëmbyeshëm që...

Lexo më shumë

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta
5 Korrik, 2025

Një artikull tronditës i Washington Post, përshkruan hap pas hapi se çfarë do të ndodhte nëse një shtet armik do...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com